Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK-ut

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir meta është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK. 

Meta është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.

Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ-DIA për të cilën Meta është paraqitur dy herë në SPAK.

Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Leave a Reply