“Doja të merrja një vilë pa dijeninë e Metës”, Kryemadhi: U tërhoqëm kur i tha ambasadori grek

Monika Kryemadhi në deklaratën për mediat foli për planin e saj për të blerë një vilë pa dijeninë e Ilir Metës

Ajo zbuloi se u tërhoq pasi ambasadori grek kishte pyetur Metën nëse do të bëhen fqinj.

Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua dje me urdhër në SPAK pranë Casa Italia. Ndërsa për Monika Kryemadhin është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

“Kam dashur të merrja një vilë pa dijeninë e Metës. E kam parë, e kam mënuar, pa dijeninë e Metës. Do shisja shtëpinë te “Blloku” dhe do merrja atë. Se ka dhe zhurma. Jeton kur je e re, në “Bllok”. Kam shkuar e kam parë. Vërtetë Meta s’ka ditur gjë se shtëpinë e kam parë unë, doja të merrja unë. Ambasadori grek i ka thënë Metës ‘do jemi komshi bashkë’. Më ka thënë ca shtëpie do marrësh. Aty e lashë dhe mora shtëpinë te Kodra e Diellit.”, tha ajo.

Leave a Reply