Shkon në tre numri i të vdekurve në ngjarjen e ndodhur në Shkodër

Ka shkuar në tre numri i viktimave që mbetën të vdekur si pasojë e një atentati të ndodhur në orët e pasdites së sotme në Shkodër.

Siç njofton Abcnews, është shoqëruar në polici Safet Bajri në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër. Më herët, në polici u shoqëruan edhe katër persona të tjerë.

Shënjestra të atentatit ishin Hamza Lici, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.

Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha. Ata u përplasën nga makina e Licit dhe Bushatit pasi humbën kontrollin nga të shtënat me armë.

Një ndër pistat e hetimit të policisë për këtë ngjarje është konflikti i vjetër mes fisit Lici dhe Bajrave në Shkodër. /abcnews

Leave a Reply