Zgjedhjet në SHBA, FBI arreston dy persona për kërcënime ndaj demokratëve dhe Donald Trump

Nga frika e trazirave për rezultatin e  zgjedhjeve në SHBA, FBI  është vënë në gatishmëri. Ndërsa qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur një president të ri, agjentët kanë arrestuar  dy persona në Michigan pas kërcënimeve në internet.

Sipas The Detroit News, Isaac Sissel dyshohet se ka postuar në “Reddit” me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” duke shkruar se “çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur” , ndaj u arrestua.

Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, nga Jackson, u arrestua gjithashtu në të njëjtën kohë për kërcënimin e komitetit të veprimit politik të lidhur me Demokratët (PAC).

Pierce  u paralajmërua nga FBI se do të arrestohej nëse vazhdonte të postonte kërcënime në internet, por nuk ndaloi.

Leave a Reply