Situatë dramatike nga moti i keq në Greqi, përmbytje dhe dëme të mëdha

GREQI – Rodosi është goditur nga moti i keq gjatë ditës së djeshme. Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe përgjatë ditës së sotme duke bërë që autoritetet të këshillojnë banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis dhe guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, u bënë thirrje banorëve të ishullit që të qëndrojnë në shtëpi për arsye sigurie.

Menjëherë pas mbledhjes së trupit koordinues të mbrojtjes civile, kryetari i bashkisë dhe guvernatori i rajonit thanë se reshjet e shiut vazhduan për më shumë se 16 orë. Në 16 orë u regjistruan më shumë se 300 mm shi.

Guvernatori Hatzimarkos tha se dëmet janë të mëdha, shembja e urës, rrëshqitja e rrugës, rrëshqitja e dherave dhe dëmtime masive në pronat private.

Në të paktën gjashtë raste ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipeve për të shpëtuar qytetarët. Shpëtimi u krye në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.

Ndërkohë mesditën e sotme, në Pieri, Larisa dhe Magnezi është dërguar përmes 112 një mesazh  i cili paralajmëron qytetarët për kushtet e rënda të motit, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së hënës.

“Moti i ashpër i ndodhur në zonën tuaj (stuhi të forta, erëra të forta) do të vazhdojë me ndërprerje deri në orët e mëngjesit të datës 12.02.2024. Kufizoni lëvizjet tuaja dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, thekson Mbrojtja Civile.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar përditësoi të dielën buletinin e emergjencës për dukuritë e rrezikshme të motit.

Resjet e shiut dhe stuhitë do të vijojnë në shumë zona të vendit, të cilat vende-vende do të jenë të forta, ndërsa do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së martës, 3 dhjetor.

Leave a Reply