Plagosje me thikë në Vlorë, autori me precedentë të mëparshëm penal

Një 41-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”. Shtetasi Abaz Rohani (me precedent të mëparshëm kriminal) plagosi me thikë shtetasin Xhafer Kamberi.

I lënduari ndodhet në spital, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorit.

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply