Fitoi lirinë, Sali Berisha rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend! Votohet nen për nen buxheti 2025, PD depoziton 34 amendamente

Në seancën e sotme plenare, pritet të kalojë për votim nen për nen buxheti i vitit 2025. Buxheti prej 8.2 miliard eurosh është më i madhi në histori.

Në këtë seancë, pas 11 muajsh mungesë do të rikthehet edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë.

Ndërkohë pritet që mazhoranca të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancën plenare kartonët e kuq.

Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, ç’ka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

Leave a Reply