26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e drejtuesit të kompanisë së sigurimit shëndetësor UnitedHealthCare, Brian Thompson në Manhatan, kundërshton ekstradimin e tij për në Nju Jork.
Luigi Mangione gjithashtu iu mohua lirimi me kusht për herë të dytë, një ditë pasi u arrestua në një fast-food .
Refuzimi i Mangione për t’u ekstraduar fillon automatikisht një proces që mund të zgjasë me javë, megjithëse ai nuk ka gjasa të ketë sukses në parandalimin e transferimit të tij, thonë ekspertët ligjorë.
Shumë media të huaja raportojnë se Mangione e shihte vrasjen si një sfidë për korrupsionin e sektorit të kujdesit shëndetësor.
Në kohën e arrestimit të tij në Pensilvani, 26-vjeçari mbante një dokument të shkruar me dorë duke i quajtur kompanitë e sigurimeve shëndetësore parazitare dhe shprehte përbuzje për lakminë dhe pushtetin e korporatave.
Rezulton se autori vuante nga dhimbja kronike e shpinës e cila i kufizonte jetën e tij të përditshme duke u nisur nga postimet e tij në rrjetet sociale.
Mangione vjen nga një familje e njohur e Maryland që zotëron objekte të kujdesit shëndetësor dhe kompanive të pasurive të paluajtshme, ndërsa shumë persona që e njohin atë shprehin habi për aktin e ndërmarrë prej tij.