Human Rights Watch: Mohimi i ujit në Gazë nga Izraeli, akt gjenocidi

Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë mijëra palestinezë në Rripin e Gazës duke ua mohuar ujin e pastër.

Kjo, shtoi HRW-ja, përbën akte gjenocidi dhe shfarosjeje.

“Kjo politikë, e sjellë si pjesë e vrasjes masive të civilëve palestinezë në Gazë, nënkupton se autoritetet izraelite kanë kryer krim kundër njerëzit, shfarosje, gjë që po vazhdon. Kjo politikë përbën edhe ‘vepër gjenocidi’ sipas Konventës së Gjenocidit nga viti 1948”, tha HRW-ja në një raport.

Edhe pse në raport u përshkrua mohimi i ujit për civilët si akt gjenocidi, në të theksohet se gjithashtu nevojitet përcaktimi i qëllimit të zyrtarëve izraelitë për ta provuar krimin e gjenocidit kundër tyre. Raporti citoi deklaratat e disa zyrtarëve të lartë të Izraelit, për të cilët tha se sugjeruan se “duan t’i shkatërrojnë palestinezë”, që nënkupton se mohimi i ujit “mund të përbëjë krim gjenocidi”.

“Ne kemi gjetur se Qeveria e Izraelit po i vret qëllimshëm palestinezët në Gazë duke ua mohuar ujin që iu nevojitet për të mbijetuar”, tha drejtoresha e HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih.

Human Rights Watch është grupi i dytë i madh për të drejtat e njeriut që brenda një muaji e përdor fjalën gjenocid për t’i përshkuar veprimet e Izraelit në Gazë, pasi Amnesty International tha në një raport se Izraeli po kryen gjenocid.

Konventa e Gjenocidit e vitit 1948, e miratuar pas vrasjes masive të hebrenjve gjatë Holokaustit nazist, e përkufizon krimin e gjenocidit si “akte të kryera me qëllim për ta shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”.

Raporti prej 184 faqesh i Human Rights Watch tha se Qeveria izraelite ndaloi furnizimin me ujë në Gazë, ndërpreu energjinë elektrike dhe kufizoi furnizimin me karburant, gjë që bëri që ujësjellësit dhe kanalizimet në Gazë të mos mund të përdoreshin.

Si pasojë, palestinezët në Gazë kishin qasje në vetëm disa litra ujë në ditë në shumë zona, shumë më pak se pragu prej 15 litrave që nevojiten për mbijetesë, tha grupi.

Leave a Reply