Ishte dërguar me mision në Siri, fundosetu në Detin Mesdhe anija ruse e mallrave

Një anije mallrash ruse, që Ukraina pretendon se ishte dërguar në Siri për të mbledhur armë, është fundosur në Detin Mesdhe, shprehen zyrtarët në Moskë.

Dy anëtarë të ekuipazhit janë zhdukur, pasi një shpërthim ndodhi në dhomën e motorit e cila më pas fundosi Ursa Major midis Spanjës dhe Algjerisë, tha ministria e jashtme. Ndërsa 14 persona u shpëtuan dhe u dërguan në Spanjë.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës pretendoi dje se anija ishte dërguar në Siri për të hequr armët dhe pajisjet ushtarake pas rënies së Bashar al Asadit.

Në një postim në Telegram, agjencia tha se anija u prish pranë Portugalisë, por ekuipazhi ishte në gjendje të “rregullonte problemin dhe të vazhdonte përmes Rrugës së Gjibraltarit“.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve nga Grupi i Bursës së Londrës (LSEG) tregojnë se anija u nis nga porti rus i Shën Petersburgut më 11 dhjetor. Për herë të fundit u pa duke dërguar një sinjal në orën 22:04 GMT të hënën midis Algjerisë dhe Spanjës.

Operatori dhe pronari i anijes është një kompani e quajtur SK-Yug, pjesë e kompanisë së transportit dhe logjistikës Oboronlogistics, sipas të dhënave të LSEG.

Assad iku në Moskë nga Siria në fillim të këtij muaji pasi rebelët pushtuan kryeqytetin e Damaskut në një ofensivë të rrufeshme që i dha fund sundimit pesë dekadash të familjes së tij.

Në javët e fundit Rusia ka tërhequr ushtrinë e saj nga vijat e frontit në veri të Sirisë dhe largimi i Asadit ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e bazave të Moskës në vend, bazën ajrore Hmeimim në Latakia dhe objektin detar Tartous.

Leave a Reply