Bjellorusët votojnë për Presidentin, nuk priten surpriza, Aleksandër Lukashenko drejt mandatit të 7-të

Bjellorusët dolën këtë të diel për të votuar.Këto zgjedhje  pritet që t’i japin një tjetër  mandat 5-vjeçar presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko, i cili është mik i ngushtë i kreut të Kremlinit, Vladimir Putin.

Lufta e Rusisë në Ukrainë i ka bashkuar Lukashenkon dhe Putinin më shumë se kurrë më parë, pasi lideri autoritar i ka ofruar homologut rus vendin e tij si platformë për ta nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, ndërsa në vitin pasues u pajtua ta lejojë Moskën të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë para ketyre zgjedhjeve  se votimi nuk mund të jetë i lirë dhe i drejtë, për shkak se mediat e pavarura janë të ndaluara në Bjellorusi dhe të gjitha figurat kryesore opozitare ose janë burgosur, ose janë detyruar të ikin nga vendi.

“Lukashenko është ngjitur në pushtet për 30 vjet. Nesër, ai do të riemëroj veten në zgjedhje  të rreme. Kjo është një fyerje e hapur ndaj demokracisë. Lukashenko nuk ka legjitimitet”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

Lukashenko dikur një drejtues sovjetik thotë se është populli që ka zgjedhur ta mbajë atë në pushtet që nga viti 1994.

Ai përballet me katër kandidatë të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk ka bërë ndonjë kritikë serioze. 6.9 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar.

Leave a Reply