Tek projektligji për regjistrimin e adresave te shqiptareve qe jetojnë jashtë vendit, opozita shikon tentativën e qeverise për manipulim te zgjedhjeve dhe përjashtim te zgjedhësve nga procesi i votimit. Por ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se nisma e propozuar nga qeveria, saktëson vetëm shërbimet qe i jepen emigranteve dhe jo garantimin e votës per ta. Akuzat e opozitës, socialisti Bashkim Fino i vlerësoi si paranoja politike. Drafti i propozuar pritet te kaloje per miratim ne seancën plenare te ditës se enjte, ndërkohe qe debati per te drejtën e votës per emigrantet do te jete nje nder pikat e nxehta te debatit politik ne komisionin e përkohshëm parlamentar te reformës zgjedhore.
Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke e vlerësuar edhe procesin zgjedhor…

