SPAK sekuestron celularin e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, dyshohet për krime zgjedhore

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.

Sekuestrimi është kryer pas kontrolleve të zhvilluara një ditë më parë në zonat e Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se kjo masë është pjesë e një hetimi që lidhet me krime zgjedhore.

Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e hetimeve apo nëse zyrtari lokal është subjekt i ndonjë akuze konkrete, por veprimi i SPAK vjen në kuadër të goditjes së parregullsive gjatë proceseve elektorale.

Hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Leave a Reply