Izraeli kërkoi luftën, Irani pergjigjet

Ka filluar hakmarrja e Iranit ndaj sulmeve të Izraelit

“Sulmi iranian është duke vazhduar. Dhjetëra raketa të tjera u lëshuan drejt Izraelit. I gjithë Izraeli është nën zjarr derisa Irani lëshon raketa”, tha ushtria izraelite në platformën sociale X.

Rrjeti zyrtar iranian Press TV raportoi se Teherani nisi operacionin “Premtimi i Vërtetë III” kundër Izraelit dhe tha se raketat patën një ndikim të drejtpërdrejtë në Tel Aviv.

Sipas mediave izraelite, shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror menjëherë pasi sirenat u aktivizuan në zonë.

Leave a Reply