Media të ndryshme kanë raportuar se pranë aeroportit në qytetin Karaj në afërsi të Teheranit janë dëgjuar shpërthime
Izraeli gjithashtu njoftoi se ka nisur sulme të ajrore në kryeqytetin e Iranit duke thënë se sulmet kanë shënjestruar “pikat ushtarake që i përkasin Iranit në rajonin e Teheranit”.
Sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale, por që ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare, sulmet izraelite kanë patur në shënjestër rajonin verilindor të Teheranit.
Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me sulmet e reja ajrore në Teheran, kurse mediat raportojnë se mbrojtja ajrore iraniane shihet shumë aktive.


