Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Pas mbërritjes së kryeministrit Rama në Durrës, drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen.

Pas dorëzimit të dorëheqjeve, vlerësimi i tyre do të bëhet nga një komision i veçantë, i cili deri në fund të korrikut do të vendosë nëse do të vazhdojnë apo jo në pozicionet që mbajnë.

Në disa struktura ku rezultatet kanë qenë pozitive, nuk është kërkuar largimi i drejtuesve. Ndryshe nga Vlora, ku u bënë zëvendësime të shumta, në Durrës pritet vetëm një rifreskim i kufizuar.

Ende nuk dihet saktësisht cilët do të jenë drejtuesit që do të largohen nga detyra.

Leave a Reply