Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se nëse Brazili, Kina dhe India vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë, do të përballen me sanksione të ashpra.
Rutte e bëri deklaratën gjatë një takimi me senatorë në Kongresin e SHBA-së, një ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi dërgesa të reja armësh në Ukrainë dhe kërcënoi të vendoste tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse nëse një marrëveshje paqeje nuk nënshkruhet brenda 50 ditëve.
Lidhur me vendosjen e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se detajet nuk janë diskutuar ende, por po përpunohen.
Dje, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një qëndrim të ri dhe më të ashpër kundër Rusisë, ndërsa premtoi gjithashtu të dërgonte raketa dhe sisteme të tjera armësh në Kiev, duke i dhënë Moskës një afat prej 50 ditësh për një marrëveshje armëpushimi.


