Palestinezët po vriten pranë qendrave të ndihmës

Të paktën 39 persona janë vrarë nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Gaza, në orët e para të mëngjesit, 20 korrik, sipas autoriteteve shëndetësore dhe Spitalit Nasser në Khan Younis.

Shumica e palestinezëve që u vranë ndodheshin në zonën e Teinës, jo shumë larg nga pika e ndihmave të GHF-së.

Zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile, Mahmud Basal, deklaroi se 22 persona u vranë pranë një pike në jugperëndim të Khan Younis dhe katër pranë një tjetër në veriperëndim të Rafah.

Një dëshmitar thotë se ishte nisur me pesë të afërm të tij drejt zonës Al-Tina në Khan Younis për të marrë ushqim kur papritmas ushtarët izraelitë filluan të qëllonin.

“Çdo ditë shkoj aty dhe marr vetëm plumba e lodhje në vend të ushqimit”, ka thënë ai.

Mahmoud Mokeimar tha se po ecte me turma njerëzish, kryesisht djem të rinj, drejt qendrës së ushqimit kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj tyre. “Ishte një masakër,” ka rrëfyer ai, njëjtë si shumë të tjerë që arritën të mbijetonin.

Spitali Nasser në Khan Younis njofton se deri tani në spital janë dërguar 25 trupa të pajetë e dhjetëra të plagosur.

Leave a Reply