Bloomberg: Gjermania i jep dritën jeshile shitjes së Eurofighter në Turqi

Gjermania ka dhënë dritën jeshile për të dërguar 40 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon në Turqi, anëtare e NATO-s, sipas Bloomberg.

Këshilli i Sigurisë i qeverisë federale në Berlin ka miratuar paraprakisht kërkesën për 40 avionë.

Kërkesa u paraqit nga Turqia në mars të vitit 2023 për avionin Eurofighter Typhoon, i cili është një bashkëpunim midis BAE Systems, Airbus dhe Leonardo të Italisë.

Avionët do të prodhohen në Mbretërinë e Bashkuar, me komponentë të furnizuar nga Gjermania.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë, duke thënë se mbledhjet e Këshillit të Sigurimit janë konfidenciale.

Leave a Reply