Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në Rusi, ku një avion me 49 persona në bord është rrëzuar gjatë një fluturimi, shkruan Sky News.
Sipas deklaratës së guvernatorit rajonal Vasily Orlov, avioni ishte nisur nga qyteti Blagoveshchensk, pranë kufirit me Kinën, dhe ishte drejt qytetit Tynda, kur papritur u zhduk nga radarët. Në bord ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë 5 fëmijë, si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Ministria lokale e emergjencave bëri të ditur se bëhej fjalë për një avion të tipit Antonov An-24, në pronësi të kompanisë ajrore Angara Airlines. Të gjitha personat në bord kanë humbur jetën, konfirmuan autoritetet, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe nën hetim.


