Mungesa e ushqimit në Gaza / 113 viktima nga uria

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka bërë të ditur se dy persona të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga mungesa e ushqimit në 113.

Më herët këtë javë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se 2.1 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesa ekstreme të nevojave bazë.

Ai theksoi se kequshqyerja është në rritje të shpejtë dhe se “uria po troket në çdo derë në Gaza”.

Rripi i Gazës po përjeton një krizë humanitare të paprecedentë, ku mijëra familje janë të bllokuara pa akses në ushqim të mjaftueshëm. Mungesa e ndihmave humanitare dhe bllokadat e vendosura kanë shkaktuar kequshqyerje masive. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekshmit, duke përjetuar çdo ditë vuajtje e tortura nga uria dhe mungesa e kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply