Rrëzohet helikopteri gjatë një trajnimi për pilotë në Britaninë e Madhe

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e kësaj të hëne në Britaninë e Madhe. Në bord ndodheshin gjithsej  katër persona.

Incidenti ndodhi rreth orës 09:24 pranë rrugës A3020 Shanklin Road, në Isle of Wight, kur helikopteri që po përdorej për qëllime trajnimi, u pa të rrotullohej në ajër dhe të përplasej në tokë.

Pamjet nga vendngjarja treguan pjesë të rrënojave mbi rrugë. Shanklin Road u mbyllu dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.

Helikopteri u ngrit në fluturim nga Sandown Airport dhe qëndroi vetëm shtatë minuta në ajër para se të rrëzohej në një fushë pranë rrugës Shanklin.

Një person u transportua me helikopter drejt Qendrës së Traumës në Spitalin Universitar të Southampton.

Leave a Reply