Ministri i Jashtëm i Polonisë deklaron se Polonia dhe NATO besojnë se vendi u “shënjestrua qëllimisht” nga dronët rusë.
“Vlerësimi i forcave ajrore polake dhe të NATO-s është se ata nuk dolën nga kursi, por u shënjestruan qëllimisht”, thuhet në një video të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme polake.
Ai shton se, me ndihmën e NATO-s, disa dronë u rrëzuan. Disa prona u dëmtuan, por nuk ka të lënduar.
Siç shkruan BBC, Sikorski thotë se ka folur me homologët e tij të huaj pas incidentit, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe shefen e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai ka thirrur gjithashtu një përfaqësues të ambasadës ruse për t’i dorëzuar një notë proteste.
Duke iu përgjigjur deklaratave ruse se dronët nuk janë rusë, ai thotë: Kjo ishte e parashikuar. Gënjeshtrat dhe mohimet janë përgjigje standarde sovjetike.
Kujtojmë se Rusia ka deklaruar se nuk kishte objektiva në territorin polak për sulmet, por aleatët e NATO-s kanë shprehur dyshime mbi këtë pretendim.


