Do udhëtoni drejt vendeve të BE? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm, çfarë do të ndodhë pas 12 Tetorit

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

Ky sistem do të regjistrojë automatikisht të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit si dhe të dhënat biometrike duke nisur nga data 12 Tetor 2025.

Në njoftim theksohet se qytetarët nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim shtesë para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë për këtë procedurë.

Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë:

Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!

Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

të dhënat nga dokumenti i udhëtimit

datat e mbërritjes dhe të largimit

të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)

Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Leave a Reply