Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë.
Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me shpejtësi, ndërsa banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente dhe shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave aktive.
Më herët, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari njoftuan se ndodhen në terren në Krujë, ku po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga zjarri dhe po koordinohen operacionet e emergjencës.
Ndërkohë, autoritetet bëjnë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.

