Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së SHVL-UÇK-së, e cila drejtohet nga Fazli Veliu, daja i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Përderisa SHVL-UÇK kërkon mbrojtjen e vlera të luftës, komandant Hoxha shprehet se këto janë rrënuar pikërisht, siç thotë ai, nga kjo Nëndegë e BDI-së.
“Do të ishte mirë që kjo SHVL e UÇK-së të mos i përdorte simbolet e luftës së lavdishme të vitit 2001. Ajo apelon dhe njofton opinionin se të drejtat e UÇK-së po nëpërkëmben, e mundohet të na informojë se ne, si ish-UÇK, nuk po i gëzojmë të drejtat që na takojnë. Ajo kërkon nga deputetët e partive shqiptare që ta grenë zërin për çështje, kurse kryetari i kësaj shoqate-nëndegë e BDI-së, Fazli Veliu, si deputet nuk e ka ngritur zërin në Parlamentin e Maqedonisë për këtë kauzë.
E, derisa kjo nëndegë ka bllokuar organizimin e ish-UÇK-së me uzurpimin e shoqatës, BDI burgosi, vrau dhe dëboi luftëtarët nga Maqedonia. Pse nuk ia adreson këto kërkesa nipit të vet, Ali Ahmetit, i cili është shkaktar i të gjitha këtyre të këqijave që i bëhen UÇK-së? Apo, mundohet të na gënjejë se BDI-ja nuk ka asgjë në dorë në Qeveri?
Ali Ameti merret mirë vesh me Gruevskin, edhe për objekte të vogla si ajo para ambasadës amerikane, e nuk paska mundur të bënte asgjë për UÇK-në prej VMRO-së. Gënjeshtra të kulluara nga kjo nëndegë e BDI-DUI, apo tentim për ta mbuluar tradhtinë ndaj luftës prej Nipit të tij”, – është shprehur Hoxha. (INA)