Një ditë më parë Komisioni Hetimor I ngritur për të verifikuar ligjshmerinë e veprimeve të Presidentit vendosi që shumë shpejt ai të merret në pyetje.
Por pikëpyetja ishte nëse Meta do të pranonte të dilte para komisionit hetimor apo jo?
Vetë kreu i shtetit shuan dyshimet dhe përgjigjet për këtë cështje nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se këto dy vite ka qënë shembull I bashkëpunimit institucional e kështu që mezi pret që të kthehet tek Parlamenti, raporton Vizion Plus.
Një fraze kjo që tregon qartë vendimin e Metës për tiu përgjigjur kërkesës së komisionit hetimor për ta marrë në pyetje mbi dekretet e tij për datën e zgjedhjeve.
Të dashur miqtë e mi gazetarë,
Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!
Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!
Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.
Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.