Më në fund, Qeveria ka vendosur që ta rregullojë një padrejtësi fatale që i është bërë disa qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarët e Komisionit për Lustrim, produkt ky politik i dalur nga Ligji për Lustrim, i miratuar nga VMRO e Gruevskit me qëllim të qërimit të hesapeve me oponentët e tij politik!
Në kumtesën e Qeverisë thuhet se, me këtë vendim rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare kundrejt personave që kanë qenë viktima të procedurave të Komisionit për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente, për të cilat opinioni është njoftuar edhe përmes rasteve të lustrimeve të porositura.
Më tej, në këtë kumtesë thuhet se, me këtë ligj, vendimet tërësisht politike të anëtarëve të Komisionit të lustrimit, tërësisht shfuqizohen, ndërsa të dëmtuarit ose familjarët e tyre për rastet ku të dëmtuarit tashmë kanë vdekur, parashihet të kenë të drejtën e dëmshpërblimit nëpërmjet padisë, 60 ditë pasi ligji të hyjë në fuqi.
Pra, sipas ligjit të ri parashihet që shteti t’i dëmshpërblejë të gjithë ata që u dëmtuan nga lustraxhinjtë sipas diktateve, porosive dhe këshillave që vinin nga partitë në pushtet. Kjo lë të nënkuptohet se, në Maqedoninë e Veriut, për gati gjysëm dekade ka funksionuar ligji i “gjuajtjes së shtrigave”!
Por, nuk dihet se si do të veprohet sipas ligjit të ri, me ata lustraxhinjtë të cilët i morën më qafë intelektualë e qytetarë të shumtë në Maqedoninë e Veriut? Dëmshpërblimi i të dëmtuarve duhet të shkojë paralelisht me gjykimin e dëmtuesve partiakë dhe të “partizanëve” të pashpirtë dhe tendenciozë, vendimet e të cilëve që të gjitha u shpallën të pavlefshme nga Gjyqi i Strasburgut!
Duhet të kihet parasysh edhe fakti se, këta lustraxhinjë janë përdorur edhe si mjet për t’i shantazhuar inteletualët që kritikonin pushtetin, që nuk pranonin të vihen në anën e pushtetit dhe që ishin motivuesit kryesorë të oponencës së asokohëshme.
Përveç këtyre rasteve, janë regjistruar edhe ngjarje kur lustraxhinjtë kanë kërkuar edhe haraç për mbyllje të “kutive me fakte të mjaftueshme” për të shpallur spiunë, por, ka pasur edhe kërkesa amorale, duke i shantazhuar vajzat dhe gratë e të “lustruarve”!
Pra, jo vetëm të dëmtuarit që duhet të dëmshpërblehen me këtë ligj por, edhe abuzuesit e këtij Komisioni duhet të dalin para drejtësisë për vepra të shumta penale që i kanë kryer duke keqpërdorur pozitën dhe detyrën.
Mbase, gjatë procedurës për miratim të këtij ligji nga ana e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, do të precizohen të gjitha gjërat për sa i përket të dëmtuarve dhe atyreve që kanë kryer kriminalitet duke keqpërdorur ligjin jashtëzakonisht tendencioz dhe antihuman.
Shqipëria drejt BE, politika bullgare vlerëson vendimin e fundit të Brukselit
Politika bullgare ka vlerësuar vendimin e Brukselit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për…