Cila hile fshihet pas marrëveshjes së Shaqir Fetait me Ministrinë e Punëve të Brendshme të RMV-së, për të intervenuar sa më parë në Myftininë e Tetovës me qëllim që të jetësohet dëshira e Fetait që në krye të kësaj Myftinie të vijë njeriu (Selver Xhemaili) të cilin nuk e duan më shumë se gjysma e Tetovës
Nga Jasir Jashari
Bashkësinë Fetare Islame brenda një jave e tronditën dy skandale sa të turpshme aq edhe të dëmshme për perspektivën e BFI në RMV!
Skandali i parë ka të bëjë me zbulimin si gënjeshtër të “vendimit qeveritar” për akreditimin e Medresesë “Isa Beu”! Kur gënjyen, si i ashtuquajturi “reis” Shaqir Fetai po ashtu edhe “drejtori” i Medresesë i emëruar ilegalisht, Islam Islami, me furi reaguan duke shprehur lavdërata e urata për “qeverine” e Talat Xhaferit, për këtë “akreditim”! Kur u zbulua se ky gjest paskësh qenë rrenë e madhe dhe e pakrip, si Fetahat ashtu edhe Islamat i lëshoi toka! Asnjë reagim institucional, asnje kërcënim kundër elementëve qeveritare që jetojnë për t’u tallur me shqiptarët dhe, përgjithësisht, me myslimanët e vendit. Shaqir Fetahi tha se do ta mbledhë “rijasetin” e tij por, meqe nga mbledhjet e natyrave të tilla dilet me konkluza dhe porosi të qarta, duke e ditur që mbledhjet e tilla mund të jenë “fatale” për shoqërinë, atëherë dikush mbase edhe i ka porositur që të hiqet dorë nga një mbledhje e tillë dhe, më e përballueshme është të pësojnë medresantët sesa “themelet e shoqërisë”!
Si rrjedhojë e këtij kompromisi në mes të Shaqir Fetait dhe strukturave të caktuara të shërbimeve të sigurimit, sipas të gjitha gjasave, vjen premtimi policor pas kërkesës së Shaqir Fetahit: MPB-ja do të asistojë në stabilizimin e Myftinisë së Tetovës! I emëruari u.d. i kësaj Myftinie, nga ana e Shaqir Fetait, ndonëse një post të tillë nuk e parasheh asnjë akt juridik i BFI-së, dr. Selver Xhemaili do të bëhet myfti Tetove me asistim të policisë maqedonase! Pra, BFI tash e tutje do ta ketë edhe një myfti të asocuar nga policia maqedonase!
Pra, rrëfimi i turpshëm për Myftininë e Tetovës është vetëm një dakortësim në mes të Shaqir Fetahit dhe policisë maqedonase me qëllim që të dislokohet vëmendja e myslimanëve, nga gënjeshtra e turpshme e Shaqir Fetahit te turpërimi i dy teologave “doktor shkence” që mëtojnë të kapin primatin e Myftiut! Tepër e turpshme për të qenë myslimane! Shumë e mëkatshme për të qenë “skenar” i BFI-së!