Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, u largua nga Rinasi 2 javë më parë

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri. Tashmë dyshimet janë zyrtare. Klan News raporton se sipas sistemit TIMS, Llalla është larguar nga Shqipëria më 9 Shtator. Ai është larguar nga Aeroporti i Rinasit drejt Romës.

Këtë të mërkurë, ish-kryeprokurori u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, që la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë. Pak orë me vonë, SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit nga Polici e Shtetit, e cila gjatë mbrëmjes shkoi për kontroll në shtëpinë e tij që ndodhet në kryeqytet.

Mësohet se bashkëshortja e tij, oficerëve të policisë u tha se nuk kishte dijeni ku ndodhej ish-kryeprokurori.

https://www.youtube.com/embed/2gbACHkDhL4

Tanimë pritet që autoritetet shqiptare të nxjerrin një urdhërarrest ndërkombëtar për Llallën.

Ish-Kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore. Dënimin, avokati e cilësoi të padrejtë dhe paralajmëroi se do ta çojë atë deri në Gjykatën e Lartë.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode. 

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./tvklan.al

Leave a Reply