Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.
Me anë të një kumtese për media thuhet se Sefaj për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare.
“Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë. Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje. AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit”, thuhet tutje në telegram ngushëllimi të AGK-së.