Me z. Thaçi jam takuar dhe e ndjej si obligim si shqiptar, që të mos humbet komunikim mes partive politike qoftë në pozitë apo opozitë, ka thënë në vijim të intervistës në “Rruga drejt…” në Alsat-M, lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Thelbi i bisedës ka qenë Marrëveshja e Shkupit. Thaçi ka obligime të asaj marrëveshje që dhe ai të jetë pjesë e përkrahjes së asaj marrëveshjë, duke filluar nga gjuha, NATO, BE, marrëdhëniet me fqinjët, reformat në gjyqësi…”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se nuk dëshiron të merret me paragjykime apo skenarë, por se me Thaçin thjesht është folur për mbështetjen e asaj, “që e kemi nënshkruar bashkë”.