Akademizimi i udbashit

UT-ja është vepër më e lartë kombëtare, në altarin e të cilit është derdhur gjak shqiptari, është derdhur djersë e shëndet nga personalitetet më të shëndosha kombëtare. Së këndejmi, është i habitshëm neglizhimi total i këtij Institucioni për ta lartësuar veten në sfera të akademizmit dhe të patriotizmit shqiptar, sepse, në esencë ky është misioni i tij! Këtë neglizhencë e zbërthen sidomos gatishmëria e Universitetit për t’i përfshirë në evente akademike edhe “militantët e BDI-së”, si puna e Shaqir Fetait, i cili mision e ka t’i shërbejë UDB-së dhe jo BDI-së

Nga Burim Çegrani

Ka disa vite që në opinion qarkullon një dokument i rrjedhur nga shërbimi intelegjent serb UDB-a, që flet për Shaqir Fetain si bashkëpunëtor i UDB-së, që kur ishte student në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë. Këtë person, ky shërbim dhe shërbimet intelegjente sivëlla të UDB-së, na e instaluan në krye të BFI-së! “ORAO” (emri spiunesk i Shaqir Fetait) kurrë nuk reagoi dhe as që e demantoi këtë dokument, madje nuk i reagoi as Prof. Nexhat Ibrahimit, i cili, në reagimin kundër Shaqir Fetait, shokut të vet të studimeve, e pyeti, si nuk i vjen turp prej familjes së vet, si nuk iu dhimbs kurrë familja e Nexhat Ibrahimit, i cili, përjetoi disa vite burg serb si pasojë e këtij spiunimi!
Nuk ka disa ditë që faktin se Shaqir Fetai ka qenë udbash me nofëkn “ORAO” na e vërtetoi edhe ish-zyrtari i UDB-së, Nafi Çegrani, njeriu i cili haptazi e pranon se ka qenë nëpunës i kësaj strukture intelegjente antishqiptare si dhe person që posedon shumë dokumente e emra shqiptarësh bashkëpunëtorë të pakontestueshëm të UDB-së.
Dokumenti në fjalë i UDB-së rrodhi në opinion në momentin kur Shaqir Fetai vendosi që të bëhet “patriot” e të heq dorë nga shërbimi i mëtejmë. Pra, mund të flitet për një shantazh, për një vërejtje të vogël ndaj Shaqir Fetait se, do t’i rrjedhë e vërteta nëse vendos t’ia kthejë shpinën shërbimit i cili e shtyu në karrierë atë, kusherinjtë e tij si dhe baballëkun e tij! Shaqir Fetai deshti që ta minimizojë meritën e UDB-së për avancimin e tij në karrierë duke ia mveshur këtë meritë partisë së kombit, BDI-së!
BDI-së nuk i interesonte se kush është Shaqir Fetai, BDI-së i interesonte një person me ndikim (qoftë kjo edhe nga frikësimi i bashkëpunëtorëve të vet duke ua tundur dosjet para hundës), i cili do të sillte vota për Partinë. Shaqir Fetai gjithnjë ishte dëm kolateral i BDI-së, sepse asnjëherë nuk ia doli të sjellë vota, madje as nga fshati i vet! Ose, edhe kjo ishte një strategji e UDB-së që gjithkund nëpër viset etnike shqipare të dëmtohen partitë kombëtare shqiptare, BDI-ja! Shaqir Fetai e luan më së miri këtë lojë, këtë mision!
Njeriu normal, sapo të deshifrohej, siç u deshifrua Shaqir Fetai, do t’i vinte turp që të dalë edhe në oborr të shtëpisë. Ndërsa, ata që janë me mision, si puna e Shaqir Fetait, ata ballëhapur marrin pjesë në çdo event kombëtar, jo se e gjenë veten aty, por sepse e ka mision kompromitimin e çdo aktiviteti kombëtar!
Pikërisht këtë kohë, kur u vërtetua misioni spiunesk i Shaqir Fetait edhe nga ish-zyrtari shqiptar i UDB-së, Nafi Çegrani, Shaqir Fetai merr pjesë në një event akademik, në UT, me rastin e përcjelljes së absolventëve të këtij Univesiteti.
Universiteti i Tetovës është një prej veprave më të larta kombëtare, në altarin e të cilit është derdhur gjak shqiptari, është derdhur djersë e shëndet nga personalitetet më të shëndosha kombëtare e patriotike. Nuk është i habitshëm fakti që BDI të këmbëngulë që këtë Institucion me namë kombëtare ta përfshijë nën sqetulla të vet, sepse, i duhet namë nacionaliste por dhe vota partiake! Nuk është e çuditshme as mbështetja e këtij Institucioni në krah të BDI-së, partisë së deridjeshme në pushtet, sepse i duhej përkrahja e gjithanshme e pushtetit! Por, është i habitshëm neglizhimi total i këtij Institucioni për ta lartësuar veten në sfera të akademizmit dhe të patriotizmit shqiptar, sepse, në esencë ky është misioni i tij! Këtë neglizhencë e zbërthen sidomos gatishmëria e Univesitetit për t’i përfshirë në evente akademike edhe “militantë të BDI-së”, si puna e Shaqir Fetait, i cili mision e ka t’i shërbejë UDB-së dhe jo BDI-së!
UDB-së i shërbehet edhe në mënyrë të tërthortë, për shembull, si me rastin e Myftinisë së Tetovës! Shaqir Fetai, me këtë rast e fuqizon përpjekjen dhe misionin e vet për ta dëmtuar BFI-në, për ta degraduar atë duke fallcifikuar organe dhe drejtues! Shaqir Fetai sot i ka dy “myftini” të Tetovës, i ka dy “myfti” të Tetovës: e ka një myftini të krijuar nga baza, nga xhemati tetovar, si dhe e ka një “myftini” të krijur nga vetë ai e të kontestuar nga gjykata shtetëore, por që përkrahet nga një numër xhematlinjësh tetovarë! Shaqir Fetai nuk e llogaritë se kjo gjendje faktike mund të thellohet edhe më keq, të marrë përmasa edhe më të rënda të përçarjes, madje të na prodhohen edhe momente tragjike! Këtë situatë e synon Shaqir Fetai, sepse, vetëm pas një situate tragjike, pas një përleshje apo vrasje ndërvëllazërore, do të mund ta çojë situatën aty ku dëshiron Shaqir Fetai! Të ndërhyjnë organet e shtetit dhe në fuqi të ngelë “vendimi i Institucionit”!
Shaqir Fetai merr pjesë në një dua hatme, të një xhamie që shtrihet në zonën e Myftinisë së Tetovës, të drejtuar nga “myftiu” i cili u emërtua nga Shaqir Fetai si u.d., jashtë çdo akti normativ të BFI-së! Shaqir Fetai e synon dhe e pret një moment tragjik, pas së cilës do të vie një dhimbje e trishtë, një heshtje e turpshme, e cila do t’ia zgjasë edhe për disa muaj apo vite qëndrimin në krye të BFI-së! Në sipërfaqe do të na dalin “ekstremistët dhe fundamentalistët islamik shqiptar” si dhe “i urti dhe vizionari” Shaqir Fetai, i cili angzhohet për “jetë dhe veprimtari institucionale”! A nuk është kjo strategji vuçiçijane e gatuar guzhinave të UDB-së?
Shaqir Fetai në vend se të ulet dhe të nisë zgjedhjen e problemit të Myftinisë së Tetovës ashtu siç dëshrojnë shumica e tetovarëve, ai shkon dhe e sponsorizon përçarjen, e kriminalizon myftininë dhe e institucionalizon fallcifikimin! Kjo metodë e UDB-së gjithnjë ka pasur sukses deri në ndërgjegjësim të popullit. Suksesi i këtij shërbimi intelegjent është vërejtur edhe në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta sabotuar sa më shumë iniciativën kombëtare për ta thyer e zvetënuar këtë metodë të UDB-së. Një ditë, do të thyhet edhe Shaqir Fetai. Ishalla me sa më pak dëm, jo me aq dëm sa e parashikon Shaqir Fetai!

Leave a Reply