Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me shtyllën elektrike dhe përfundon në kanal, dyshohet për një viktimë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym të qarkut të Fierit.

Një person dyshohet se ka humbur jetën, identiteti i të cilit nuk dihet ende, teksa makina ndodhet në kanal, me forcat zjarrëfikëse që po mundohen ta nxjerrin.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zeze në hartën e aksidenteve.

Leave a Reply