Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 4 automjete.
Nga të dhënat e fundit që vijnë nga policia rrugore mësohet se nga përplasja e mjeteve nuk ka persona të lënduar.
Megjithatë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar normalizimin e trafikut dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.