Asnjë nga 57 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit në avionin që u rrëzua në Vinhedo të Sao Paulos në Brazil, nuk i mbijetoi aksidentit. Lajmi u bw i ditur nga presidenti Inazio Lula Da silva, i cili ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Avioni humbi rreth 5 kilometra lartësi në me pak se 2 minuta dhe u rrëzua në kopështin e një shtëpie, ku ndodheshin tre persona që fatmirësisht mbeten të padëmtuar.
Të dhënat e sherbimit suedez që monitoron fluturimet në kohë reale, tha se se avioni u ngrit në oren 11:56 dhe u rrëzua në oren 13:22.
Por në këtë udhëtim tragjik, jo të gjithë ata që duhet të udhëtonin kishin arritur të hipnin në avion, pasi kishin mbërritur me vonesë.
Ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar mbetjet, ekspertët kanë filluar studiojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.