Aksion si në filma, banda e “skifterëve” braktisin makinën dhe i arratisen Policisë italiane. Përfundon në pranga një nga shqiptarët

Pjestarë të një bande, të dyshuar për vjedhje kanë tentuar t’i arratisen policisë italiane këtë të martë.

Mes tyre një shqiptarë që u kap nga efektivët. Ai mbrëmjen e djeshme (3 dhjetor), kishte marrë pjesë në një seri vjedhjesh të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d’Evandro.

Aksioni u krye nga efektivët e nënseksionit A1 të Policisë Rrugore. Sipas medieve italiane, bashkëpunëtorët e të arrestuarit arritën që të arratiseshin.

Grupi lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, të cilin e braktisën gjatë ndjekjes policore. Nuk dihet numri i personave që ishin brenda, pasi vetëm shqiptari u arrestua.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar rastin. Shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.

Leave a Reply