Si çdo fundviti në prag edhe të festave të cilat rrisin konsumin ushqimor, autoriteti kombëtar i ushqimit ka nxjerrë një urdhër për shtimin e kontrolleve në treg, me qëllim rritjen e sigurisë. Kreu i AKU, Robert Lili thotë se fokusi kryesor do të jetë tek stabilimentet e mëdha, ndërsa inspektorët do të jenë në terren në çdo qytet.
Por kush janë sektorët që paraqesin më shumë rrezikshmëri në tregun ushqimor?
Garantimi i sigurisë ushqimorë është vënë gjithmonë në pikëpyetje për shkak se trupa inspektuese e AKU nuk mund të mbulojë të gjitha tregjet. Ndërkohë nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta rastet kur biznese të mëdha serioze kanë abuzuar me cilësinë ushqimore duke u penalizuar.