Rusia përgënjeshtron akuzat e kryeministrit turk Ahmet Duautoglu, se Moska Zyrtare po kryen spastrim etnik në Siri. Përmes një reagimi të Ministrisë së Jashtme Ruse, akuzat e ngritura janë të paargumentuar dhe të pabazuara. Sipas zëdhënëses së këtij Digasteri Zakharova, është Ankaraja që po kryen spastrime në pjesën veriore të Sirisë. Një ditë më parë, kryeministri Dautoglu deklaroi se ushtria ruse ka si strategji sulmet ndaj myslimanëve sunit, veçanërisht nga rajonin i Latakias, që është një zonë strategjike për Moskën. Dautoglu ripërsëriti akuzat se avionët ushtarak të këtij shteti, po bombardojnë rebelët që luftojnë regjimin e Asad dhe jo militantët e Shtetit Islamik. Tensionet mes Moskës dhe Ankarasë, nisën pasi bombarduesit turq F-16 rrëzuan pas disa paralajmërimesh një avion rus, që kishte shkelur në territorin e saj. Kjo shkaktoi përplasje në nivel diplomatik, ku u përfshi dhe NATO e SHBA, të cilët dolën përkrah Turqisë.
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…