Një alarm është ngritur në ishullin mesdhetar të Siçilisë pasi shpërthimet në malin Etna të Italisë dhe vullkani më i vogël Stromboli nxorrën hi dhe llavë të nxehtë.
Kjo ka bërë që aeroporti i Catanias të mbyllet pasditen e kësaj të premte.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka patur një aktivitet intensiv ditët e fundit. Agjencia italiane e mbrojtjes civile lëshoi alarmin duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohej.
Mediat italiane raportojnë se u dyfishua numri i zjarrëfikësve në ishull.
“Pista në aeroportin e Catania është e papërdorshme për shkak të rënies së hirit vullkanik. Si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar”, tha aeroporti në një deklaratë.