Në Moskë për shkak të një kërcënimi për vendosje të bombës, është evakuuar spitali ku po trajtohen viktimat e sulmit terrorist në Rusi.
Kanalet e ndryshme në Telegram që janë të afërta me forcat e rendit në Rusi, raportojnë se bëhet fjalë për Qendrën Nacionale Medicinale Pirogov dhe atë të Kirurgjisë, që janë informuar se mund të ketë vendosje të bombës.
Për të parandaluar më të keqen, i tërë stafi i spitalit dhe pacientët janë larguar nga ndërtesa, pra afro 700 persona – ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo shpërthim.
Ndryshe të shtunën si pasojë e sulmit terrorist në Rusi kanë humbur jetën 137 persona, ku persona të armatosur ishin futur në sallë duke hapur zjarr mbi këdo që takonin.