Rastet ditore me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë tejkaluar 100 mijë për herë të parë, tregojnë shifrat e fundit të qeverisë.
Britania ka regjistruar 106,122 raste e cila ka thyer rekordin e mëparshëm me 93,045 të raportuar më 17 dhjetor.
Të martën, Boris Johnson tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, raporton bbc.
Megjithatë, kryeministri refuzoi të përjashtonte futjen e masave të reja pas Krishtlindjeve shkaku i përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Gjithashtu janë raportuar edhe 140 njerëz që kanë ndërruar jetë. Rastet e së mërkurës përfaqësojnë numrin më të lartë të raportuar ditor që nga fillimi i testimit masiv në muajin maj dhe qershor të vitit të kaluar.