Albin Kurti kërcënohet me vdekje

Një qytetar me emrin Daniel Arianiti i kërcënohet me vdekje kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti.

“10 Milionë kush ma bjen kokën e Albinit, Fidel Castros psikopatit shqiptare”, shkruan qytetari në kërëcnimin e tij në Fejsbuk.

Ai më tej shkruan edhe një status tjetër kundër Albin Kurtit, lexojeni në vazhdim:

MAJMUNET PAS ALBINIT
Çfarë bëri për katër militantët që vdiqën ? Dy në demonstrata e dy në burgjet e Kosovës ?! Çfarë statusi gëzojnë këto familje të militantëve, të cilët vdiqën për Albin Kurtin ? Si mund të arsyetohet Albin Kurti dhe VV-ja nga akuzat në dorëshkrim të Astrit Deharit ? Të gjithë e dimë se Astrit Dehari e kishte akuzuar kryesinë e VV-së që kurrë nuk u jepej mundësia të qëndronte në vizitë me familjarët. Secili njeri në botë, qoftë edhe i lirë, e lëreni në burg, ka dëshirë të flakët të bisedojë me të fejuarën, gruan, dashnoren, biseda që tjetri nuk duhet t’i dëgjojë. Albin Kurti ia ndaloi Astrit Deharit të bisedonte me gruan e tij, nga frika se mos po e tregonte njeriun që e kishte urdhëruar të kryente akte radikale. Albin Kurti ia ndaloi Astrit Deharit që në ditët e fundit të jetës së tij t’i thoshte gruas se e donte dhe fjalë të tjera të dashurisë që nuk fliten në prezencën e tjetrit. Albin Kurti ia ndaloi Astrit Deharit të bisedonte me gruan mbi fëmijën e tij që ajo po e rriste në barkun e saj! Albin Kurti e ndaloi Astrit Deharin të fliste me gruan e tij mbi ardhmërinë e tij, sepse Albin Kurti e kishte planifikuar se Astriti nuk do të kishte ardhmëri! Albin Kurti iandaloi Astrit Deharit që në ditët e fundit të jetës së tij që bashkë më gruan ta pagëzonte fëmijën e tij, sepse Albini e kishte programuar jetën e Astrit Deharit. Astrit Dehari do të prehej pa e parë fëmijën, pa e parë pjellën e tij më të dashur në jetë! Astriti kurrë nuk u lejua të çmallej me gruan, e as më prindërit gjatë tërë kohës sa vuante dënimin, sepse Albin Kurti ia kishte privuar këtë kënaqësi! Ky është karakteri i Albin Kurtit, i cili për pushtet militantët e tij i manipulon dhe i programon duke i gjuajtur vetëm si mish për top, siç thoshte populli dikur. Ky është Albin Kurti, i cili militantët e tij i manipulon dhe i trajton vetëm si gjallesa e jo si njerëz.(Teksti i huazuar nga Reshat Sahitaj)

Leave a Reply