Algjeria ka arritur të mposhtë Senegalin dhe kështu ka arritur të kurrorëzohet si kampion i kontinentit afrikan.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Baghdad Bounedjah në minutën e dytë të ndeshjes.
Kjo është hera e dytë që Algjeria fiton Kupën e Kombeve të Afrikës. Hera e fundit që e bëri këtë ishte në vitin 1990 në një kampionat që ishte mbajtur në vendin e saj.
Loja mes Algjerisë dhe Senegalit në finale kishte shumë taktizime dhe u karakterizua me pak raste shënimi.
Senegali, që nuk kishte fituar asnjëherë këtë titull më parë, kishte një penallti në pjesë të dytë por që më pas u anulua kur u pa përsëritja e rastit me anë të sistemit VAR.
Për Algjerinë mund të thuhet se e meritoi plotësisht këtë titull pasi që ishte ekipi që kishte lojën më të bukur gjatë tërë kampionatit.