Allo, hej! Nuk ka mirënjohje që të amniston nga zhvatja e vakëfit, o Shaqir Fetai

Vakefi nuk është pronë private e Shaqir Fetait – është pasuri e përbashkët, dhe askush nuk ka të drejtë ta shkatërrojë

Nga Sebahate Dinarica

Fatkeqësisht, institucioni fetar në Maqedoninë e Veriut – BFI-ja, e cila duhet të jenë shembulli i drejtësisë, moralit dhe ruajtjes së trashëgimisë, gjithnjë e më shumë po përfshihet në një valë kritikash për abuzime dhe keqpërdorime të rënda. Në qendër të këtyre akuzave qëndron Shaqir Fetai, i ashtuquajturi “reis” i Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Në vend që të jetë kujdestar i pasurisë së vakefit – trashëgimisë së shenjtë dhe të përkushtuar për të mirën e komunitetit – emri i tij lidhet me një sërë skandalesh që flasin për degradim, humbje dhe shfrytëzim të kësaj prone të shenjtë.

Një farsë e quajtur “vakefname”

Për të larguar vëmendjen nga akuzat e zhvatjes dhe keqpërdorimit të vakëfit, Shaqir Fetai vendosi të organizojë një aktivitet propagandistik, duke shpërndarë “vakefname” për qytetarët që kanë dhuruar vakefe përgjatë viteve 2021-2024. Një akt që, në pamje të parë, duket fisnik, por në thelb përfaqëson një tallje me pasurinë e komunitetit. Si mund të mburret ai me “ruajtjen” e vakefit, kur emri i tij lidhet me skandale që kanë shkatërruar thelbin e kësaj prone?

Humbjet dhe dështimet e mëdha

Shaqir Fetai është akuzuar drejtpërdrejt për humbjen e pasurisë së vakefit në vlera që kapin miliona euro. E humbi për para lëmoshe “Ibni Pajkon”. Kurrë nuk na tregoi se si e humbi investimin kapital nga Banka Islamike, e cila vendosi të ngrisë një vakëf, qendër tregtare në qendër të Gostivarit, e cila do të ngelte pasuri e paluajtshme e Myftinisë së Gostivarit. Ishte kjo një mundësi unike për të forcuar financat e BFI-së dhe për të ndihmuar komunitetin, por e stopoi vetë Shaqir Fetai. Pala arabe ka deklaruar se tërhiqet nga projekti për shkak të insistimeve korruptive të Shaqir Fetait. Po ky njeri nuk shpjegoi se pse lejoi që kater vite rresht të prolongohet ndërtimi i hotelit te Komunaleci duke shkaktuar humbje mujore prej mbi 60 mijë euro edhe ky një dëm kolosal mbi vakëfin për financat e BFI-së. Derisa në kohën e ish-reisul ulemasë ishin arritur disa marrëveshje me institucionet shtetërore turke për të investuar në meremetimin e Arabati Baba Teqes, me Instlimin e Shaqir Fetait u humb konteksti gjyqesor mbi këtë pronë. A mos ishte ky kompromisi për përkrahjen e instalimit të Shaqir Fetait në krye të BFI-së?
Nga ana tjetër, shkatërrimi sistematik i vakefit përfshin edhe humbjen e kontrollit mbi pronat e myftinive dhe transformimin e xhamive në muze apo kisha – një precedent i papranueshëm dhe një turp historik për institucionin. Të gjitha këto dëshmi tregojnë për një menaxhim jo vetëm të paaftë, por edhe të qëllimshëm për përfitime personale apo të grupeve të ngushta të interesit.

Absurditeti i vetëdeklarimit të suksesit

Në një akt që sfidon logjikën, sektori i varur nga Shaqir Fetai vendosi ta dekorojë atë me një mirënjohje për “meritat” e tij. Ky është një akt i paprecedent, një farsë që fyen inteligjencën e komunitetit. Në vend që të përgjigjet për humbjet dhe dështimet e tij, Fetai inskenon një “vlerësim” të rremë për të justifikuar shkeljet, vjedhjet dhe zhvatjet e tij. Kjo është e barabartë me një drejtues të paaftë që shpërblen vetveten për dështimin e tij. Në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur që sektori i një institucioni ta dekorojë menaxhuesin e institucionit? Kjo i ndodhë vetëm Shaqirit të ngratë!

Vakefi nuk është pronë private

Vakefi është trashëgimi e përbashkët, një pasuri e komunitetit që nuk mund të trajtohet si pronë private nga askush, përfshirë edhe Shaqir Fetain. Përgjegjësia për menaxhimin e tij është një obligim i shenjtë dhe kushtetues. Çdo keqpërdorim i kësaj pasurie është një tradhti ndaj besimtarëve, ndaj traditës dhe ndaj vetë parimeve fetare. Manipulimi me vakefe dhe me dhuruesit është një mëkat i madh. Asnjëri nuk lë vakëfe në emër te “vakëfnameve” të Shaqir Fetait por në emër të Krijuesit Mëshirëplotë dhe, sa për merak të Shaqir Fetait, diten kur lihet vakefi, dhuruesit i jepet një dokument, kështu që nuk ka nevojë për trika të ulta të Shaqir Fetait.

Drejtësia duhet të veprojë

Është e domosdoshme që organet kompetente të zbardhin çdo skandal të lidhur me vakefin dhe të mbajnë përgjegjës ata që kanë abuzuar me të. Për më tepër, komuniteti duhet të ngrihet kundër kësaj dukurie dhe të kërkojë llogaridhënie. Nuk ka mirënjohje, dekoratë apo propagandë që mund të amnistojë Shaqir Fetain dhe argatët e tij nga përgjegjësia për humbjet dhe dëmet që kanë shkaktuar.
Shaqir Fetai nuk mund të fshihet pas aktiviteteve të stisura apo mirënjohjeve të fabrikuara. Faktet janë të qarta: nën drejtimin e tij, vakefi është shkatërruar, zhdukur dhe varfëruar. Janë zhdukur apo keqpërdorur miliona e miliona euro që u dorëzuan si letra me vlerë gjatë procesit të decentralizimit. Qindra e mijëra euro të vakëfit Shaqir Fetai po i shpenzon duke paguar avoketër e gjykatës prej të cilëve kërkon që t’ia rregullojnë pak imazhin e analfabetit funksional. Ka shpenzuar vakëf duke shpërblyer gjykatës të.cilët tashmë kanë përfunduar apo do të përfundojnë në Listat e Zeza Amerikane. Përgjegjësia e tij është historike dhe nuk mund të fshihet. Komuniteti duhet të mbrojë atë që është e shenjtë dhe t’i thotë jo abuzimeve që cenojnë trashëgiminë fetare dhe kulturore. Vakefi nuk është pronë private e Shaqir Fetait – është pasuri e përbashkët, dhe askush nuk ka të drejtë ta shkatërrojë.Tagged: Nuk ka mirënjohje që të amniston nga zhvatja e vakefitShaqir FetaiEditAllo, hej! Nuk ka mirënjohje që të amniston nga zhvatja e vakëfit, o Shaqir Fetai

Post navigation

Previous:Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë

Leave a Reply

Logged in as FT. Edit your profileLog out? Required fields are marked *

Comment *

Related News

Rekapitulim: Një vit i dështuar e me plotë skandale të rënda

Leave a Reply