Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka njoftuar se Gjermania e Franca i janë drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, ku i kërkon që të njoftojë kryetarin e LDK-së për shqetësimin e të dyja shteteve për të rikonsideruar mocionin e mosbesimit.
Ndër të tjera bëhet me dije se kjo është një iniciativë që bëhet pa shtetet tjera të QUINT’it, SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Italinë.
Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Franca dhe Gjermania fton LDK-në që të konsiderojë mocionin e mosbesimit dhe të mbajë qeverinë të qëndrueshme përballë sfidave.
“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë kanë nisur një demarsh për zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti për të njoftuar kryetarin Isa Mustafa dhe për të dëgjuar shqetësimet zyrtare të të dyja kryeqyteteve. Franca dhe Gjermania qëndrojnë në anën e popullit të Kosovës në kriza. Ftojmë LDK-në të rishqyrtojë mocionin e mosbesimit dhe të mbajë një qeveri të besueshme dhe stabile për t’u përballur me sfidat”, shkruan në Tëitter amabasadori gjerman.