Ambasadori i ukrainas në Shqipëri,Shkurov,flet për njohjen e Kosovës dhe dëshirën e shqiptarëve për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus

“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen e dhënë nga zyrtarët e Kosovës. Po ashtu, qytetarët e Kosovës po na drejtohen me propozime dhe pyetje se si të vijnë në Ukrainë, të marrim pjesë në mbrojtjen e Ukrainës. Të gjitha këto propozime dhe thirrje po ua përcjellim Ministrisë sonë ”, tha Shkurov për Euronews shqiptar.

Ai më pas deklaroi se vendi i tij është ende në fazën e rishqyrtimit të çështjes së njohjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se çështja e njohjes së Kosovës do të shqyrtohet në të ardhmen.

“Kjo çështje nuk është në rend dite për momentin, sepse para se të shqyrtohet dhe të merret një vendim, duhet të konsultohemi me ekspertë, që të jetë më e lehtë për ata që do të marrin një vendim”, tha ai./LSh

 

Leave a Reply