Anakonda gjigante janë fotografuar në ujërat e lumenjve të Mato Grosso do Sul në Brazilin e larmishëm.
Ekspeditat për të vëzhguar këto kafshë, gjithmonë ndodhin në dimër, por si pasojë e pandemisë, edicioni i fundit, i planifikuar për në vitin 2020, duhej të anulohej.
Nën ujë, ose në tokë, profesionistë të huaj që janë të apasionuar pas jetës së egër, çdo vit shkojnë në rajonin Bonito, 300 km nga Campo Grande, në kërkim të kafshëve të mëdha që kanë një gjatësi mbi 7 metra.
Sipas biologut Daniel De Granville, autor i imazheve , i cili punon në këtë aktivitet për t’i shërbyer një publiku specifik, gjithashtu synimi i tij është të sigurojë që anakondat të mos ndihen të kërcënuara.
Fotografitë që janë ribotuar në rrjetet sociale muajt e fundit, janë bërë virale në internet, ku anakonda në atë lloj madhësie ishin parë vetëm nëpër filma.
“E bëj shumë të qartë për fotografët, që këtu nuk duhet afruar shumë me anakondat, aq më pak t’i prekësh ato, edhe për shkak të legjislacionit tonë. Nëse kafsha ndihet e pakëndshme, ekspedita përfundon në atë moment”, shpjegoi ai.
Fotografitë që tregojnë kaq shumë detaje të këtyre kafshëve, gjithashtu ndihmojnë në përparimin e kërkimit shkencor.
Sipas biologut, ekspeditat bëhen në dimër, sepse është periudha e çiftëzimit dhe ato gjenden më lehtë:
“Për shkak të temperaturave të ulëta, në atë kohë, netët janë të ftohta dhe gjatë ditës, anakondat zakonisht dalin të bëjnë banjo dielli në mëngjes dhe kjo është koha kur bëhet më e lehtë për t’i parë ato”, shpjegoi ai.
Një tjetër pikë pozitive që biologu thekson në lidhje me ngjarjet që bëjnë të mundur vëzhgimin e anakondave është se shumë pronarë të tokave rurale sot janë krenarë që kanë anakonda në pronat e tyre.
“Më parë, ishte relativisht e zakonshme të dëshiroje të hiqje qafe këto kafshë. Sot ata thërrasin për të treguar kafshën kur e gjejnë”, thotë ai.