Hapja e temës së ushtrisë së Kosovës ka kthyer sërish debatin te përcaktimi Lindje apo Perëndim. Rusia ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Washingtonit pro ushtrisë. Në këtë linjë Serbia është parë si rrezik dhe SHBA-ja janë rikthyer në Ballkan
Analisti politiko-ushtarak, Aleksandar Radiq, thotë se është normale mbështetja për ushtrinë e Kosovës pasi shtetet perëndimore duan largimin e KFOR-it dhe një marrëdhënie sado normale mes Prishtinës dhe Beogradit. Gabimi është bërë nga Perëndimi që nuk u mor seriozisht me Ballkanin për një dekadë.
Ata që janë kundër ideve të SHBA-së thonë se zgjidhja e kompromisit nuk duket. Ballkani thonë ata është linjë fronti. Paqja do të arrihej nëse Kosova kthehet në Serbi dhe shqiptarët qëndrojnë si partner.
“Situata nuk ka ndryshuar shumë dhe ky vit është i rrezikshëm pasi Perëndimi bën presion ndaj Rusisë dhe do ta vazhdojë atë dhe pres tensionim të situatës në përgjithësi. Shpresoj që kjo do ta anashkalojë Ballkanin, por kam dyshime deri te konfliktet e armatosura”, thotë Stevan Gajiq, nga Instituti për Studime Evropiane.
Serbia, megjithatë, ka kërkuar paqe dhe kompromisin e ka politikë zyrtare. Afërsinë me Rusinë shumë shtete e kanë parë si pengesë.