Pesë nga shtatë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion, përfshirë edhe kryetarin Igor Tanturovski kanë dhënë dorëheqje për shkak të parregullsive në punë.
Siç shkruan sdk.mk dorëheqje nuk kanë dhënë Najdo Spasevski dhe Suzana Taskova Axhikotareva pasi sic thonë ata nuk janë përmendur në raportin për revizion.
Por, Taskova Axhikotareva për vitin 2017-të ka paguar 37.641 denarë për taksi vetëm për të ardhur në punë. Kolegët e saj kanë harxhuar deri në dhjetë mijë denarë.
Ndërkaq Spasevki nuk ka marrë pjesë as në 50 seanca të Komisionit nga gjithsej 250.